E shpëton vetëm fitorja/ Igli Allmuça paraqet dorëheqjen, ka një ultimatum të fundit

Kriza e thellë e rezutateve në kampin e Dinamos ka sjellë edhe zhvillime të reja në stolin e ekipit kryeqytetas. Faqja zyrtare e klubit bën me dije se trajneri Igli Allmuça ka marrë vendimin për të dorëzuar dorëheqjen pas mungesës së rezultateve pozitive.

Kështu në katër ndeshjet e para kryeqytetasit kanë marrë vetëm një pikë, duke shënuar vetëm një gol dhe duke pësuar nëntë të tjerë. Duke marrë parasysh golat e pësuar, asnë ekip tjetër nuk ka qenë më keq se ta. Dorëheqja nuk pranohet nga drejtuesit e klubit, që vazhdojnë të shfaqin besim ndaj Allmuçës, ndërsa ky i fundit mesohet të ketë njoftuar se nëse dështojnë edhe në ndeshjen e radhës, atëherë dorëheqja e tij do të jetë e parevokueshme. /Sport Ekspres/

Njoftimi i plotë nga klubi i Dinamos:

Igli Allmuça paraqet dorëheqjen!

Sipas burimeve brenda klubit, ditën e sotme trajneri Igli Allmuça ka paraqitur pranë drejtuesve, kërkesën për largim nga stoli blu, të cilët nuk e kanë pranuar dorëheqjen e tij.

Para stërvitjes së sotme, Allmuça ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën duke analizuar situaten aktuale, pastaj i ka komunikuar edhe vendimin për dorëheqje, duke i thënë lojtarëve që mosmarrja e 3 pikëve me Erzenin, do të çojë në dorëheqjen e parevokueshme nga ana e tij.

Ajo ndeshje pritet të jetë vendimtare për kreun e stolit të 18 herë kampionëve të vendit!

Kujtojmë se Igli Allmuça e mban këtë post që nga viti 2015, ku në moshën 34-vjeçare e mbylli futbollin e luajtur po me fanellen e Dinamos.

FK DINAMO TIRANA

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online