E shkuara nuk mund të jetë përcaktuese, Kukësi largon mbrojtësin e dalë nga Porto dhe lojtarin e dalë nga Leicester

Kukësi ka zyrtarizuar tre largime në ditën e sotme. Vërtet interesante është fakti se dy prej tyre ishin futbollistë të ardhur me bujë të madhe. Bëhet fjalë për Tiago Ferreira, futbollistin e dalë nga Porto, po ashtu edhe Layton Ndukëu, që në të shkuarën e tij kishte qenë pjesë e Leicester. Së bashku me këtë dyshe është larguar zyrtarisht edhe Jorgo Meksi, i ardhur në kohën e Skënder Gegës.

“FK Kukësi njofton se futbollistët Tiago Ferreira, Layton Ndukëu dhe Jorgo Meksi nuk janë më pjesë e klubit tonë. Palët kanë rënë dakord për mbylljen e bashkëpunimit. Klubi i Kukësit i falënderon futbollistët për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në karrierën e tyre”, shkruhet në njoftimin e Kukësit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *