Zhvilloi një sezon fantastik gjatë atij që lamë pas me Ajaksin, duke qenë një siguti në portën e holandezëve. Mëgjithëse vetëm 23 vjeç, Onana është kthyer në një emër që po lakohet shumë në klube të mëdha europiane dhe një gjë e tillë në një moshë kaq të re, aq më tepër për një portier, padyshim që tregon qartë aftëtisitë dh epotencialin e tij.
Por në një intervistë të dhënë së fundmi, kamerunasi tregon se të jesh një portier me ngjyrë është tejet e vështirë, teksa shumë skuadra nuk kanë besim te ta. Për më tepër, Onana shton se portierët me ngjyrë duhet të jenë të përgatitur, sepse do e kenë shumë të vështirë këtë rrugë.
“Klubet nuk u besojnë portierëve me ngjyrë. Ky është një realitet dhe ne mund ta shohim këtë gjë. Nuk po e them për të shkaktuar polemika. Nuk jam një specialist trajnimi. Mendoj se çdo skuadër ka arsyet e vet apse nuk vënë “bast” për lojtarë të tillë. Shpesh shohim se portierët me ngjyrë nuk janë në gjendje të ruajnë përqendrimin.
Unë nuk shoh shumë diferenca mes portierëve të bardhë dhe atyre me ngjyrë. Janë njësoj dhe bëjnë gabime. Mund t’ia dalin si gjithë lojtarët e tjerë në botë, por portierët me ngjyrë duhet të jenë të përgatitur, pasi nuk është e lehtë për ta”, ka deklaruar Onana./Sport Ekspres/