E rrallë/ Tronditje e madhe në ish-ekipin e Myrto Uzunit, lojtari më i rëndësishëm nuk pranon të luajë te Ferencvarosh se trajneri është…rus!

Në ish-ekipin e Myrto Uzunit, ku lojtari shkëlqeu dhe mori transferimi te Granada, Ferencvaros, ka ardhur një tronditje e madhe. Situatë tërësisht e pazakontë teksa prej disa kohësh si trajneri i ri i kampionëve hungarez ka ardhur rusi Stanislaë Czerczesoë.

Tanimë ky teknik duhet të bëjë pa lojtarin më të rëndësishëm të Ferencvarosh, Oleksandr Zubkov që është nga Ukraina. Sipas raportimit të mediave, vetë futbollisti ka kërkuar që të ndërpresi çdo kontakt të mundshëm të bashkëpunimit me trajnerin e tij, të paktën deri në momentin që të marrë fund marrëzia në Ukrainë.

Ndërkohë klubi është munduar që të “zbukurojë” disi vendimin duke mos treguar gjithë vërtetën. Sipas tyre, Zubkov nuk është i gatshëm për këto takime pasi nuk është në gjendje që të fokusohet në ndeshje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online