E rrallë/ Trajneri kundërshtar i kërkon fanellën Lionel Mesit, dëshira plotësohet në dhomat e zhveshjes

  • Nga Klaudio Ndreca

Dinamo e Kievit ka dhënë një përgjigje fantastike në fushën e lojës kundër Barcelonës, teksa pavarësisht mungesave të shumta ku një pjesë e madhe e formacionit të parë mungonte për shkak të infektimit nga pandemia, luajtën në mënyrë dinjitoze kundër katalanasve duke u mundur në shifrat 2-1 në “Camp Nou”.

Ndërkohë një rast i rrallë ka ndodhur në përfundimin e takimit atje ku trajneri kundërshtar Mircea Lucescu i kërkoi fanellën Lionel Mesit. Nuk ndodh shpesh që një trajner t’i kërkojë fanellën një lojtari, ndërsa Lucescu e priti yllin argjentinas deri në momentin që do t’i drejtohej dhomave të zhveshjes.

Një bisedë që është shoqëruar edhe me të qeshura, ndërsa Mesi ka respektuar rregullat e vendosura. Për shkakun e KOVID nuk mund të ndërrohen fanellat dhe për këtë arsye sulmuesi i Barcelonës ia ka premtuar “dhuratën” me një prej fanellave të tjera që gjendeshin në dhomën e zhveshjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online