E rrallë/ Ndodh edhe kjo, hajdutët futen dhe grabisin biletat kundër Barcelonës

Shumë herë kemi dëgjuar raste të grabitjes që vijnë nga Shqipëria dhe bota. Por këtë herë bëhet fjalë për një rast vërtet të rrallë që vjen nga Spanja. Barcelona do të ndeshet në ditën e nesërme në transfertë ndaj Ibizës, në takimin e vlefshëm për Kupën e Mbretit.

Një interes të jashtëzakonshëm ka ky takim për tifozët e skuadrës së Ibizës, ndërsa dy grabitës janë kthyer në qendër të vëmendjes. Ata kanë hyrë në zyrtar e stadiumit “Can Misses” dhe kanë vjedhur një numër biletash të këtij takimi kundër Barcelonës, por edhe një sasi të vogël parash.

Të veshur me kapuça dhe tërësisht të paidentifikuar, kanë përdorur një levë për të hapur zyrtar e klubit. Në ato momente nuk ka pasur roje sigurie në atë ambient, ndëra kamerat e sigurisë kanë rregjisturar gjithë ngjarjen e ndodhur në orën 01:00 të ditës së hënë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online