E rrallë/ Lojtarët me grip dhe përplasen presidentët në Portugali: “Non grata”, Sporting është turpi futbollit

Një rast vërtet i rrallë vjen nga Portugalia, atje ku ka një përplasje në distancë mes presidentëve të dy skuadrave. Bëhet fjalë për Viktor Hugo Valente, që drejton Setubalin dhe homologun e tij të Sporting Lisbonës, Frederico Varandas. Setubali kishte një gjendje emergjence pasi shumë futbollistë ishin me grip.

Për këtë arsye kërkuan që ndeshja e tyre me Sportingun të shtyhej për një tjetër datë. Kjo kërkesë është refuzuar menjëherë nga kundërshtari, me arsyetimin se kishin një calendar të ngjeshur. Takimi përfundoi në shifrat 1-3, ndërsa presidenti i Setubalit nuk është përmbajtur pas humbjes:

“Përgjigja e paraqitur nga Sporting nuk ishte e denjë për këtë klub. Sjellja e Sporting dhe presidentit të tij për të marrë tre pikë kundër lojtarëve tanë nuk ka asnjë lidhje me idenë e sportit. Sikur të mos mjaftonte kjo, gjatë ndeshjes ndesha qëndrimin jashtëzakonisht arrogant të presidentit të tyre, kjo është arsyeja pse unë i thashë ato që mendoja për të. Deri në momentin kur ai do të jetë presidenti i Sporting, ne prishim plotësisht marrëdhëniet institucionale. Është një turp për të gjithë futbollin dhe Sportingun si një klub.

Jo vetëm argumentet e mia u morën në pyetje, por edhe i mjekut tonë. E di plotësisht mirë se grindja jonë nuk ishte gjë tjetër veçse mbrojtja e nderit të këtij klubi dhe qyteti. Kushdo që na trajton në këtë mënyrë, meriton të quhet “person non grata”. Në fund mund të falënderoj vetëm lojtarët e mi. Vepra e tyre nuk do të harrohet kurrë “, ka thënë presidenti i Setubal. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online