E rrallë/ Franca merr 4 karton të kuq kundër Polonisë, arbitri ndërhyn menjëherë dhe e mbyll ndeshjen 15 minuta para fundit

Polonia U-18 u përballë ndaj Francës U-18, në ndeshjen që u mbyll me shifrat 3-2. Në këtë takim ka ndodhur një çmenduri e vërtetë, teksa arbitri e ndërpreu dhe solli fundin e takimit, rreth 15 minuta para se të mbërrinte kuota e 90 minutave e kohë së rregullt.

E gjitha kjo për shkak të tensionit të madh, teksa në minutën e 75, Franca do të merrte kartonin e katër të kuq. Darnel shkaktoi kaosin e madh duke ndërhyrë me rrëshqitje ndaj kundërshtarit dhe më pas duke e goditur në kokë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *