E rrallë/ Brdariç nuk kontrollon nervat në pankinë, trajneri “abonohet“ me kartonin e verdhë dhe humb ndeshjen e radhës

Vllaznia ka barazuar sot 1-1 kundër Partizanit, në një ndeshje të cilën e ka përfunduar me një lojtar më pak në fushën e lojës. Por problemi me kartonat nuk qendron vetëm për lojtarët, pasi Brdariç sjell rastin e rrallë në Superiore.

Trajneri i kuqebluve nuk i ka kontrolluar nervat në pankinë, duke protestuar te gjyqtari i takimit për një faull të padhënë. Veprimi i tij nuk është pritur mirë nga  arbitri, i cili menjëherë i ka treguar kartonin e verdhë.

Ky është i katërti karton i verdhë i marrë për Brdariçin këtë sezon, duke plotësuar kështu numrin e lejuar. Për këtë arsye Brdariçit do i duhet ta ndjekë ndeshjen e radhës kundër Skënderbeut nga tribuna e jo nga pankina./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *