Një statistikë e veçantë vjen nga Turqia sa i përket sulmuesit shqiptar, Vedat Muriqi. Ky i fundit e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, duke shënuar 2 gola në 3 ndeshje. Madje edhe në takimin e fundit ndaj Trabzonspor ishte shumë afër realizimit, por do të ishin mrekullitë e portierit Cakir që ia mohuan golin.
Ndalemi pak te kilometrat që ka përshkruar ky futbollist në ndeshjen e fundit. E besoni apo jo, por Muriqi ka përshkruar thuajse 11 kilometra në përballjen ndaj Trabzonspor. Tmerrësisht shumë për një lojtar që ka detyrë të jetë në majën e sulmit dhe të shërbehet nga shokët e skuadrës, për të dërguar topin në rrjetë. Por jo në rastin e sulmuesit të Kosovës, që shpeshherë kthehet edhe në mbrojtje për të ndihmuar ekipin e tij. /Sport Ekspres/