Nga Klaudio Ndreca
Serxho Kuqi ka qenë një prej emrave të lakuara tek të rinjtë e Kombëtares, me portierin e rritur dhe formuar tek Lamia në Greqi. Përpara disa vitesh duke luajtur me Keidi Baren, Qazim Laçin&CO me fanellën e kuqezinjëve, ndërsa tashmë futet në histori si trajneri më i ri shqiptar.
Vetëm 24-vjeç, ndërsa Kuqi është kthyer si trajner portierësh dhe njëkohësisht është pjesë e shoqatës “Albania Football Professionals Network”, atje ku ndihmohen lojtarët shqiptarë nga të gjitha vendet kudo ata jetojnë, për t’u testuar në Londër. Njëkohësisht duke mbajtur kontakte edhe me FSHF-në, që në rastet kur ka një talent të spikatur, atëherë të vijë menjëherë me ngjyrat kuqezi. Kuqi stërvit akademinë e Cambrige United, por njëkohësisht edhe portierë individualisht, mes tyre edhe një 18-vjeçar që luan me të rinjtë e Chelseat.
Me Kombëtaren ka një lidhje të fortë, pasi e kanë ndjekur që kur ishte në moshën 16-vjeçare. Karriera e Kuqos ka qenë e destinuar për t’u mbyllur para kohe, teksa kur ishte pjesë e Lamias dhe i erdhi një ofertë nga Seria D, por menaxherët kërkuan që të përfitonin sa më shumë para nga kjo lëvizje dhe prandaj do ta anullohej. Më pas do të ishte sërish Shqipëria shkaku për një tjetër mundësi të artë në karrierë. Falë një grumbullimi me të, një menaxher do të kontaktonte Kuqon për ta transferuar te Nancy, që do të mbërrinte edhe në Ligue 1.
Por për fatin e keq do të dëmtohej në shpatull dhe nga klubi nisën që ta largonin, duke mos e futur tek të preferuarit. Në këtë moment erdhi edhe vendimi më i rëndësishëm, për t’u futur në histori si trajneri më i ri shqiptar, duke parë se me rrugën si futbollist, vështirësitë dhe pengat po i shprehnin qartazi se duhej të ndryshonte rrugën e ndjekur. /Sport Ekspres/