“E refuzova ofertën e Gaz Demit”, Altin Rraklli tregon historinë e veçantë: U transferova për autobuzë dhe veshje

Altin Rraklli ka treguar një histori shumë të veçantë, në kohën kur ishte si lojtar dhe do të transferohej nga Besa e Kavajës te Freiburg. Në një intervistë për “Fan Zone”, tregon edhe se çfarë ka përfituar ekipi shqiptar në atë kohë. Besa e Kavajës kishte përfituar autobuzë dhe veshje nga Freiburgu, që i ka përdorur për 5 vite me radhë.

“Atëherë kur kemi luajtur ne kundër Anglisë ishte gjë e madhe që t’i merrje ndonjë pikë, megjithëse sot edhe e bën. Kur u largova atëherë nga Besa, shkova te Freiburgu. Skuadra gjermane dha një sasi parash për këtë kalim, por Besa i kërkoi t’i konvertonte në dy mikrobuzë dhe veshje, që ishin luks asokohe. Kështu Besa i ka përdorur ato për 5 vite me rradhë, ato veshje që kisha unë te Freiburgu i kishin edhe ata.

Shqipëria është vendi ku unë kam lindur, ku kanë lindur të parët tanë e të gjithë. Kam pasur ato zhgënjimet e mia nga disa persona aty, por nuk e kam harruar Shqipërinë. Tani unë jam trajner dhe po kërkoj punë këtu në Gjermani, megjithëse është shumë e vështirë edhe për kërkesën. Por në ato kohë kur unë isha aty, vetëm Gaz Demi më ka bërë ofertë.

E kisha të vështirë që ta pranoja dhe ia kam sqaruar. E kam ende mik Demin, megjithëse atëherë u zhgënjye nga reagimi im sepse më kërkoi me ngulm. Por ishte tipi im dhe karakteri që më bëri të merrja atë vendim. Ishte Hasan Lika duke drejtuar dhe ekipi mori formë menjëherë pasi erdhi nga Kategoria e Parë, në kohë rekord. Partizani atëherë ishte në vendin e dytë pas Skënderbeut dhe më tepër nuk mund të bëhej nga Lika. Për arsye morale mendova që të vazhdohej me të dhe të mos e merrja unë. Jo se kisha frikë, pasi nuk kam pasur frikë të përballem me yje botërorë”, ka thënë Rraklli. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online