E quajtën si heroinë, gjyqtarja spanjolle kthehet në infermiere për të ndihmuar të prekurit nga Covid-19

Nga kostumi sportiv në fushën e lojës te përparësja e bardhë në spital, kjo është zgjedhja që gjyqtarja spanjolle Iragartze Fernandez ka bërë në këto momente të vështira që vendi i saj po kalon si rrjedhojë e përhapjes me ritme të shpejta të Koronavirusit në Spanjë. Fernandez është një arbitre anësore në elitën e futbollit të femrave si dhe në divizionet më të ulëta, ndërsa ka gjykuar edhe në ndeshje ndërkombëtare. Por së fundi ajo ka vendosur të japë kontributin e saj në ndihmë të komunitetit, teksa punon si infermiere në qendrën shëndetësore Rekalde në Bilbao.

Një veprim i tillë patjetër që ka marrë vlerësime të shumta, madje edhe duke e quajtur një heroinë. Një epitet ky që për hir të së vërtetës Ferndandez nuk e pranon. Arbitrja 26-vjeçare shprehet se thjesht po bën pjesën e saj në këtë luftë ndaj pandemisë Covid-19, ndërsa shton se fakti që armiku të cilin po e luftojnë është i padukshëm e bën këtë eksperiencë stresuese.

“Nuk jam një super grua apo diçka e tillë. Thjesht po bëj pjesën time. Kur dikush vjen me kollë dhe ethe, detyra ime është të analizoj simptomat e tyre, me pajisjet e plota mbrojtëse. Rreziku i transmetimit të sëmundjes është i lartë sepse ne jemi vazhdimisht përkrahë tyre. Është një eksperiencë tepër stresuese, pasi po luftojmë me diçka që nuk mund ta shohim”, ka thënë Iragartze Fernandez./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online