“E quaj veten si italo-shqiptari”, Erald Lakti bën ndarjen e përkatësisë: Pres që të kthehem te Fiorentina

Erald Lakti është një nga lojtarët e Kombëtares sonë të moshave që duhet parë me vëmendje. Më herët ky mesfushor ka mbajtur shiritin e kapitenit tek të rinjtë e Fiorentinës, madje do të grumbullohej edhe me ekipin e parë para nisjes së sezonit.

Por klubi italian vendosi që të huazonte te Gubbio, që lojtari shqiptar të merrte më shumë minuta. Në një rrëfim të gjatë të dhënë për “Firenzeviola”, Lakti ka prekur edhe temën e përkatësisë për kombësinë. Kur pyetet se ku ndihet më shumë shqiptar dhe italian, mesfushori shprehet:

“Kjo periudhë është shumë e vështirë për të gjithë, por unë jam mësuar që të bëj gjërat e zakonshme në çdo ditë. Zgjohem, stërvitem në shtëpi, luaj me miqtë e mi në internet dhe në mbrëmje shoh disa filma.

Për fat të keq nuk kam qenë në gjendje që të kthehem në shtëpinë time te familjarët, në një pjesë tjetër të Italisë, për shkak të Koronavirusit. Por fatmirësisht komunikojë me ata nga internet dhe kështu ç’mallemi. Shpresoj që kjo kohë që po jetojmë të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

Këtu te Gubio ku jam po ndihem vërtet mirë. Kam pasur fatin të kem hapësirë menjëherë, me të dy trajnerët që kanë qenë në këtë skuadër. Fiorentina më mungon shumë dhe shpresoj që të kthehem aty sa më shpejt të jetë e mundur. Më mungon gjiithçka, nga vendi te njerëzit sepse jam mësuar që të jetoj aty.

Unë në shtëpi flas shqip gjithmonë me prindërit e mi. Për vlerat dhe traditat, ndihem më tepër që i përkas vendit ku kam lindur (Italia). Për gjithë pjesët e tjera po ashtu ndihem italian. Por le ta themi që preferoj ta quaj veten time si italo-shqiptari.

Kumbulla? Kam luajtur me të dy vite te U-19 e Shqipërisë dhe menjëherë e kam parë se ishte lojtar me personalitet dhe i fortë. Të jem i sinqertë, e prisja shumë pak që mund të ishte kaq i vendosur për të luajtur në nivelin e Serisë A, pra jo që ta bënte kaq shpejt. A ia rekomandoj Fiorentinës? Po, do të ndihej shumë mirë”, ka thënë Erald Lakti. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online