E pyesin se kush lojtar i pëlqeu nga ekipi i Qazim Laçit dhe Indrit Tucit, përgjigja epike e Jurgen Klop: Ta marrë me vete në pushimet e verës?

Liverpooli fitoi mbrëmë në Pragë me shifrat 1-5 ndaj Spartës së Pragës dhe ndoshta tashmë e ka zgjidhur çështjen e kualifikimit në çerekfinale të Europa League. Ekipi i Qazim Lacit dhe Indrit Tucit nuk arriti dot që të përballojë furinë e skuadrës së Klop.

Megjithatë, momenti kryesor i natës i përket Jurgen Klopp-it kur një gazetar e pyeti në një konferencë për shtyp nëse i pëlqente ndonjë lojtar nga skuadra kundërshtare, e Spartës.

“Unë e kam treguar se do ta mbyll në verë apo do ta marr me vete në pushime?”. Përgjigja e gjermanit në orët e fundit është bërë virale, por e shoqëruar me trishtimin sigurisht për tifozët Reds, pasi shumica tashmë kanë filluar të kuptojnë se një trajner i ri do të ulet në Anfield nga sezoni i ri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online