E pyesin për dëmtimin e Kumbullës, Murinjo e kalon me ironi: Do marr mbrojtësen e ekipit të femrave

Marash Kumbulla është një tjetër lojtar që shtohet në listën e të dëmtuarve të Romës, duke e çuar në 8 numrin e futbollistëve që nuk do të jenë në dispozicion të Murinjos. Prapavija verdhekuqe ka humbur pjesët në sprintin e fundit të kampionatit, teksa Kumbulla është i treti mbrojtës i dëmtuar në ekipin kryeqytetas.

Lidhur me këtë çështje, Murinjo ka vendosur të bëjë ironi në mikrofonin e “DAZN”-it. Në intervistën e dhënë pas ndeshjes, trajneri portugez ka thënë se po mendon të marrë qendërmbrojtësen e ekipit të femrave për ndeshjet e mbetura.

“Për mënyrën se si janë gjërat, thuajse do të marr qendërmbrojtësen e ekipit tonë të femrave. Është shumë e zonja, ka luajtur me Bajernin e Mynihut. Përfitoj nga rasti për t’i përgëzuar për fitoren e titullit kampion”, ka deklaruar Zhoze Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *