E pyesin nëse do të shkonte në Arabi për 500 milionë euro, Ançeloti përgjigjet e humor: Do shkoja në këmbë për aq para

Arabia Saudite po kthehet në destinacion jo vetëm për lojtarët, por tashmë edhe për trajnerët. Milionat e shpenzuara nga sheikët kanë arritur të joshin emra të njohur të botës së futbollit dhe tashmë pyetja që vërtitet është se cili do të jetë emri i radhës që do të shkojë në Arabi.

I pyetur nga gazetarët nëse do të shkonte në Arabinë Saudite për 500 milionë euro, Ançeloti u përgjigj me humor. Ai tha se do të shkonte në këmbë për një shifër të tillë, por më pas theksoi se ishte thjesht duke bërë shaka, pasi për të nuk kanë rëndësi paratë.

“A do të shkoja në Arabinë Saudite për 500 milionë euro? As nuk do të rezervoja fluturimin. Do të kisha ecur në këmbë për të mbërritur atje. Jo, bëj shaka. Nuk i dua paratë”, ka Karlo Ançeloti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *