E provon Spartaku Moskës dhe ekipi i Memushajt, duan të marrin Lionel Mesin

Tashmë kemi hyrë në vitin e fundit ku Lionel Mesi do të largohet si transferim i lirë me parametra zero. Kjo ka sjellë edhe shumë humor në rrjetet sociale atje ku ekipe si Spartak Moska dhe Peskara kërkojnë yllin argjentinas.

Ekipi ku bën pjesë edhe Ledian Memushaj ka shkruar në “Twitter”: “Na duhet numri i telefonit i Lionel Mesit”.

Nuk ka vonuar edhe hyrja në garë e Spartakut të Moskës sa i përket humorit duke postuar një bisedë të sajuar me Lionel Mesin, duke marrë një “JO” të prerë. “Dhimbje” është mënyra sesi e përshkruan Spartaku i Moskës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *