E provokoi Juventusin gjithë kohën, Mihajloviç i zhgënjyer: Tipike si ndeshje e fundit, figurë m…

Mihajlovic ka marrë vëmendjen e mediave italiane në javën e fundit të Serisë A. Kjo pasi trajneri i Bolonjës mbante në duar edhe fatin e Juventusit. Nëse do të arrinte që të ndalte bardhezinjtë, këta të fundit nuk mund të shkonin në “Champions League”.

Trajneri serb zgjodhi që ta provokonte Juventusin në mënyra të ndryshme sa i përket arbitrave që do të caktoheshin, duke kulmuar me ëndrrën e tij: “Pashë në ëndërr sikur rezultati ishte 0-0 dhe Dibala u bë gati që të gjuante penalltinë”. Shumë fjalë për asgjë, teksa Bolonja humbi në shifrat 1-4 ndaj Juventusit. Në përfundimin e takimit, Mihajlovic nuk e fshehu zhgënjimin me lojtarët e tij.

“Kishim mungesë të kualitetit në të gjitha fazat. Këto janë ndeshje të interpretuara në mënyrë të tillë që do të ishte më mirë që të mos ndodhin kurrë. Fitore e merituar për Juventusin, më vjen keq për Gatuzon, por njëri duhej të largohej. Kemi luajtur një ndeshje tipike nga ato të fundit të sezonit. Mund të humbasësh, por kemi bërë një figurë m… që më mirë të mos flas. Mezi po pres që të mbaroj dhe të largohem për në të shtëpi se gabimet tona ishin të nivelit amator”, tha Mihajlovic. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *