“E priti penalltinë në mënyrë të pabesueshme”! E thotë trajneri, ja arsyeja e çuditshme që po e lë Thomas Strakoshën jashtë stolit në Premier League

Tomas Strakosha pranoi të bëhej pjesë e Brentfordit me synimin e vetëm për të marrë vendin e titullarit në portë. Por nëse të gjithë prisnin ta shihnin mes shtyllave, ndeshjet e fundit portieri shqiptar nuk u pa as në stol. Përgjigjen për mungesën e tij në pankinë e jep vetë trajneri i klubit anglez.

Frank ka zbuluar se Strakosha do të qendrojë jashtë fushave për 2 javë për një arsye të çuditshme. Trajneri ka thënë se gardiani kuqezi ka pritur në mënyrë të pabesueshme një penallti në stërvitje, por në fund pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit.

“Ai bëri një pritje të pabesueshme penalltije dhe ishte shumë fatkeq të dëmtohej, duke pësuar një lëndim të ligamentit të kyçit në stërvitje. Kështu që ai do të qendrojë jashtë për dy javë”, ka thënë Thomas Frank./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online