Armando Sadiku u zyrtarizua dje si lojati më i ri i Mohun Baganit. Klubi indian bëri një prezantim të veçantë të sulmuesit shqiptar, teksa shpërndanë një video me titujt e bujshëm të gazetave për të. Nuk mund të mungonin çastet kur Sadiku shënoi golin historik në Euro 2016 për Shqipërinë, duke marrë edhe emërtimin si “heroi shqiptar”. Kampionët e Indisë kanë shpërndarë në faqen e tyre zyrtare në “Twitter” edhe fjalët e para të trajnerit, i cili nuk i ka kursyer superlativat për Armando Sadikun.
“Besoj se Sadiku mund të jetë një lojtar që bën diferencën. Të gjithë e dimë prejardhjen e tij. Ai është një lojtar aktiv me Kombëtaren, i cili ka një mentalitet shumë të fortë. Për më tepër, përvoja e tij në Spanjë është masive”, ka deklaruar Juan Ferrando./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? OFFICIAL ???: ARMANDO SADIKU is a MARINER.#IndianFootball #JoyMohunBagan #mohunbagan #ISL pic.twitter.com/jL5ymxUIvL
— Managing Mohun Bagan (@ManagingMB) June 25, 2023