E pret Reali i Madridit, Guardiola çudit me deklaratën: Fitimi i Premier League-s është në një nivel me fitimin e Champions League-s

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Josep Guardiola ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në krye të pankinës së Manchester City-t, por pa mundur t’u dhurojë “qytetarëve” trofeun e vetëm që u mungon, Champions League-n. Përballë skuadrës angleze gjendet Reali i Madridit në gjysmëfinale të kompeticionit më të lakmuar për klube, megjithëse Guardiola nuk shqetësohet ende për këtë sfidë.

Në një deklaratë për mediat, trajneri spanjoll nuk e veçon Champions-in si një kompeticion më të rëndësishëm. Sipas tij, fitimi i Premier League-s është po aq i vështirë sa ai i Champions Leagues. Një deklaratë e çuditshme, duke qenë se statistikat e tij me Manchester City-n provojnë të kundërtën.

“Të fitosh Premier League-n është pothuajse në nivel të ngjashëm me fitimin e Champions League-s. Për këtë arsye jemi duke u përqendruar në ndeshjet e ligës dhe pastaj do të përgatitemi për Realin e Madridit”, ka thënë Josep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *