E pranon vetë Adrian Aliaj: Roshi kërkohet në La Liga, Rrahmani është një lojtar i Napolit

Adrian Aliaj ka folur për “Sport News” sa i përket dy futbollistëve që gjenden në menaxhimin e tij, Odise Roshi dhe Amir Rrahmani. Ky i fundit e ka mbyllur marrëveshjen me Napolin, ndërsa do të zyrtarizohet në javën e ardhshme. Gjithashtu është prekur edhe tema e Odise Roshit, që po kërkohet nga një skuadër në “La Liga”.

““Është vetëm ana teknike që ka mbetur për t’u mbyllur. Napoli e ndjek prej kohësh dhe le të themi se ishte proces tremujor që erdhëm deri këtu sot. Mendojmë ta finalizojmë zyrtarisht javën tjetër, por mund të them se Rrahmani është një lojtar i Napolit. Roshin duam ta largojmë nga Rusia, kemi një interes, ende jo ofertë, nga një klub i Primera Division. Nuk është në situatë komode në La Liga, janë disa situata të vështira, por u pëlqen shumë lojtari”, ka thënë Aliaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online