Prishtina ka vendosur që të shkarkojë trajnerin shqiptar, Mirel Josa. Megjithëse mungon ende njoftimi nga ana e klubit, pas konfirmimit të këtij lajmi nga ana e zyrtarit të klubit, ka ardhur edhe reagimi i vetë presidentit.
Në një prononcim për “Zërin”, Remzi Ejupi që ka detyrën e presidentit te Prishtina, u shpreh se është mbyllur marrëveshja me teknikun e njohur. Pa hatërmbetje dhe polemika, por ashtu si gjithmonë në skuadrën shqiptare që luan në Kosovë, në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Jemi ndarë si gjithmonë në mënyrën më të mirë të mundshme. Jemi ndarë si miq me Mirel Josën. Prishtina nuk është klub që i ndërron shpesh trajnerët, por punon me projekte. Mirëpo, ndonjëherë rezultatet nuk shkojnë prandaj zgjodhëm që ta ndërprejmë bashkëpunimin”, tha Ejupi. /Sport Ekspres/