E plotë/ “Nuk jemi organizatë luftarake”, Lila për kritikat: Doja të merreshin me mua, ndërruan mendim

Andi Lila vazhdon të mbetet jashtë fushës së lojës për shkak të një shqetësimi që nuk po e lë të zbresë me fanellën e Tiranës. Por koha e rikthimit duket të jetë e shpejt, megjithëse nuk ka një datë konkrete.

Më së shumti e kemi dëgjuar për Sindikatën e Futbollistëve Shqiptarë në ditët e fundit, për shkak të organizimit të miqësoreve të yjeve. Lekët e grumbulluara nga biletat shkuan për familjet e prekura nga tërmeti. I ftuar në “Zona Gol”, Andi Lila ka folur pak edhe për veten si futbollist.

“Nuk jam mësuar as vetë me kollare. Dua që të jap kontributin tim në fushë, që të jemi kampion në maj me Tiranën. Kjo do të jetë dhurata më e bukur për 100 vjetor. Sa i përket rikthimit, do të vijë në momentin që do të më thotë fizioterapisti. Atëherë kur ai të më thotë se jam gati, edhe unë do të luaj. Sa i përket organizimit tonë, nuk mund t’ia dilja i vetëm. Kemi pasur shumë mbështetje, duhet ta falenderoj FSHF-në që na la stadiumin falas, por edhe shumë biznese të tjera që na u gjendën pranë. Sa i përket kritikave unë i pranoj ato dhe më shërbejnë shumë për t’u përmirësuar në të ardhmen. Por atë doja edhe në fillim, që të merreshin me mua individualisht dhe jo me organizimin, kjo ishte më e mira.

Ata që kanë kritikuar mendoj se pas gjithë këtij organizimi kanë ndërruar mendim. Sindikata e Futbollistëve po vazhdon me punën dhe do t’ia dalë në krahë lojtarëve. Deri tani na kanë ardhur disa ankesa dhe ne po i shqyrtojmë ato. Nuk jemi organizata luftarake, por do të jemi në krahë të futbollistëve”, ka thënë Lila. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online