Kristiano Ronaldo ka vendosur të përkëdheli veten pas fitimit të titullit kampion të Serie A me Juventusi. Ylli portugez nuk është kursyer aspak dhe ka shkundur xhepat për t’i bërë vetes një dhuratë. Një Bugati Chiron me vlerën 3 milionë euro është makina luksoze që Ronaldo ka vendosur të shtojë në garazhin e tij të pasur.
Vetura është e personalizuar dhe mban logon e CR7. Bugati Chiron është e përvetësuar nga vetëm 500 persona në mbarë botën dhe sulmuesi i Juventusit është një prej tyre. “Bisha” e re e Ronalos ka 1500 kuaj fuqi si dhe kap 100 km/orë në vetëm 2.5 sekonda./Halit Delibashi-Sport Ekspres/