E përmbysi ndeshjen nga 0-2 në 4-2, Pep Guardiola kritikon tifozët e Manchester City: Dua që ata të kthehen

Manchester City arriti të përmbys Totenham nga shifrat 0-2 në 4-2. Edhe pse mori tre pikë pas ndeshjes, Pep Guardiola nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij. Ai kritikoi skuadrën se ishte shumë e përgjumur në pjesën e parë, por për fat kjo ndryshoi në pjesën tjetër të lojës.

Megjithatë, ajo që tërhoqi veçanërisht vëmendjen e publikut anglez ishin kritikat që Guardiola u bëri tifozëve të Manchester City.

Dihet se nuk është e pazakontë që tribunat në Etihad të jenë mjaft të zbrazura gjatë disa ndeshjeve, por Guardiolën tani e shqetësonte një gjë në veçanti në stadiumin e mbushur plot të Manchester City mbrëmë.

“Tifozët tanë nuk e dëgjuan njëri-tjetrin në 45 minutat e para. Unë dua që tifozët e mi të kthehen, nuk e them këtë për ata që shkojnë në ndeshjet jashtë, sepse janë fantastikë, por për ata që janë në ndeshjet në shtëpi. Dikur brohorisnin më shumë dhe unë dua që kjo të kthehet”, tha Guardiola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online