E përjeton me shpirt Kombëtaren, Qazim Laçi shtrihet në fushë kur Broja humb rastin

Shqipëria është duke luajtur përballë Izraelit në një stadium të tejmbushur në Tel-Aviv. Kuqezinjtë kanë shkuar në pushimin pas pjesës së parë me rezultatin 0-0, megjithëse patën 2 raste të pastra për të festuar golin.

Protagonist ishte Armando Broja, i cili individualisht arriti të krijonte rastet për Shqipërinë, por goditja ishte larg asaj që pritej. Në minutën e fundit të pjesës së parë sulmuesi i Chelsea-t humbet shansin e pastër për të gjetur rrugën e rrjetës, teksa bën një gjuajtje të lehtë që kontrollohet pa problem nga portieri kundërshtar. Një gabim ky që përjetohet më tepër se kushdo prej Qazim Laçit. Mesfushori i Ajaccio-s ka një lidhje të ngushtë me fanellën kuqezi, të cilën e tregon edhe në këtë çast, kur shtrihet në fushë pas rastit të humbur prej Armando Brojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *