E pengon për në Superiore, Bedri Greca nxjerr bllof Gjilanin: Tani më thoni kush po gënjen…

Një çështje shumë e ndezur është ajo mes Bedri Grecës dhe Gjilanit. Futbollisti u largua duke cilësuar si të paaftë edhe Gentian Mezanin, ndërsa u shpreh se ishte një lojtar i lirë dhe në kërkim të një tjetër aventure.

Derisa ka reaguar ekipi i Gjilanit, që shprehej se Greca është një lojtar që i përket atyre deri në fund të këtij sezoni, prandaj skuadrat që e duan në skuadër, duhet të derdhin lekët në arkat e klubit. Kjo e pengon këtë lojtar që të rikthehet në Superiore, por te “Insporti” ka nxjerrë dokumentet që është pa skuadër:

“Unë flas me argumente dhe me fakte. Ky dokument është me firmë dhe me vulë nga klubi, prishen kontratën pa dëshirën time, më vendosën gjoba pa ndonjë arsye. Me këtë çështje do të merret avokati im. Çfarë kërkojnë tani ata, kur klubi i Gjilanit më prishi kontratën, tani më thoni kush po thotë të pa vërteta”, ka shtuar Greca për Insportin. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online