E pazakontë për nivelet më të larta të futbollit, Milani shkarkon dhe merr trajnerin e ri në mesin e ndeshjes me Romën

Një lajm i pabesueshëm vjen nga Italia, një situatë që nuk ndodh në nivelet më të larta të futbollit. Në mbrëmjen e sotme Milani ka barazuar 1-1 kundër Romës. Por ende pa u mbyllur ndeshja, në mesin e saj, drejtuesit vendosën shkarkimin e trajnerit Fonseca dhe afruan një trajner të ri, Sergio Conceicao.

Lajmi doli teksa ndeshja ishte në zhvillim e sipër, ndërsa Fonseca u ndëshkua edhe me karton të kuq nga arbitri. Më pas në përfundimin e ndeshjes gjithçka ka marrë një “zyrtarizim” edhe nga gazetari Fabrizio Romano që tregon se Conceicao ka pranuar të jetë trajneri i Milanit dhe në orët në vazhdim do të njoftohet për shkarkimin e Fonsecas. /Sport Ekspres/