E pazakontë/ Mbyllet një ndeshje “fantazëm”, vetëm në futboll mund të ndodhte mes dy Koreve

Një ndeshje e pazakontë është zhvilluar midis dy Koreve, asaj të Veriut dhe të Jugut, të cilat janë ndarë në barazim pa gola dhe ku tjetër veçse në futboll mund të kishte një “paqe” të tilë. Të dy shtetet nuk i kanë aspak të mira raportet e tyre politke dhe një gjë e tillë u dallua qartë në këtë përballje që është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të ardhshëm.

Koreja e Veriut zgjodhi që ta linte në errësirë këtë ndeshje, pasi nuk u përmend aspak nga mediat vendase dhe nuk u transmetua askund. Në stadium nuk u pranuan media të huaja, ndërsa edhe shkallët e tij nuk pati tifozë, duke i lënë futbollistët të luajnë të vetmuar në fushën e lojës.

Ndërkohë janë lejuar vetëm 30 persona të stafit të Koresë së Jugut që të raportojnë me anë të faksit për ndeshjen e zhvilluar. Koreano veriorët kanë premtuar që pasi sfida të ketë përfunduar, do i pajisin kundërshtarët me një DVD të përballjes së zhvilluar. Por si për të mos mjaftuar me kaq, habia tjetër ka qenë edhe kërkesa që Koreja e Veriut u ka bërë kundërshtarëve, duke i detyruar këta të fundit që të mbërrinin në Pyongyang nëpërmjet Kinës, shtet në të cilin duhet të dorëzonin edhe telefonat e tyre.

Koreja e Veriut e ka pritur Kombëtaren e Koresë së Jugut më tepër si një kundërshtar që vinte për luftë se sa një kundërshtar në fushën e lojës. E gjithë kjo u përcoll edhe nga presidenti i FIFA-s, Infantino, i cili duket se ka qenë i vetmi spektator në stadium. Duke marrë parasysh atë çfarë ndodhi gjatë kësaj përballje, FIFA duhet ta mendojë edhe njëherë idenë e organizimit të përbashkët mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të Botërorit të femrave në vitin 2023, pasi nëse këto dy ekipe nuk arrijnë dot të organizojnë një ndeshje me njëra-tjetrën nuk mund të presim shumë për një eveniment madhor./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online