Një rast i veçantë ka ndodhur në ndeshjen miqësore mes Atletico Madrid dhe Numanci, e perfunduar me rezultatin 4-0 në favor të skuadrës së Diego Simeones. Në minutën e 86-të, mbrojtësi Hermoso u dëmtua në kryçin e këmbës dhe për pasojë la fushën. Simeone nuk kishte asnjë lojtar në dispozicion dhe për këtë arsye thirri 19 vjeçarin Gomis.
Ky i fundit është portieri i tretë i Atletico Madrid, por ndeshjen debutuese nuk do ta harrojë kurrë pasi u fut si sulmues. Për më tepër si për të shkaktuar konfuzion më të mash, Gomis ka dalë në fushë me fanellën qê kishte të shkruar Felipe. Ky lajm bëri menjëherë bujë në rrjetet sociale dhe do të mbetet në historinë e Atletico Madrid. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
?INSÓLITO !!!
Simeone puso a Antonio Gomis (portero del Atleti B) de jugador y con la camiseta de Felipe y el relator se CONFUNDE.? La cara de Oblak lo dice TODO.pic.twitter.com/8K6LNxLOp5
— Fútbol Fichajes (@FutboolFichajes) July 27, 2022