Spanja ka mposhtur sot Jordaninë me rezultat 3-1 në një ndeshje miqësore, duke paralajmëruar kështu ardhjen e saj në Botërorin e Katarit. Golat i shënuan Ansu Fati, Gavi dhe Nico Williams, ndërsa për vendasit realizoi Al Daradreh. Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis Enrique ka pasur një deklaratë interesante pas ndeshjes. Ai pretendon se për herë të parë në karrierën e tij nuk ka zgjedhur formacionin titullar të skuadrës dhe se lojtarët e kanë bërë vetë.
“Ishte kënaqësi të luaja në Jordani. Ndjeva ngrohtësinë që na dhanë tifozët. Djemtë luajtën mirë dhe me shumë dëshirë. Kam arritur të testoj lojtarët dhe duhet të them që është hera e parë në karrierën time që nuk zgjedh unë formacionin titullar. Ata zgjodhën në bazë të mendimit të tyre, unë thjesht i koordinova pak që të gjithë të marrin minuta të caktuara”, tha Enrique. /Sport Ekspres/