“E pashë reagimin e Skukës, është me sedër”, Mehmeti: Duhet të kuptojë rëndësinë e tij që të shkojë më lart se Partizani

Ditën e sotme janë luajtur të gjitha ndeshjet e javës së 34-t të “Abissnet Superiores“. Përballjet janë zhvilluar të gjitha në të njëjtin orar për të siguruar “fair play“-n në këtë fund sezoni. Partizani dhe Teuta kanë fituar me rezultatin minimal 1-0 përballë, respektivisht Egnatias dhe Kastriotit. Ndërkohë Kukësi ka mposhtur 2-1 Dinamon, si dhe me të njëjtat shifra ka siguruar tre pikët edhe Laçi ndaj Skënderbeut. Fitore ka marrë edhe Tirana, e cila pavarësisht se siguroi që javën e shkuar titullin kampion dhe plotësoi objektivin e këtij sezoni, respekton deri në fund garën dhe mposht Vllazninë 3-1. Pas përfundimit të sfidave të sotme, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Mehmeti (Partizani): “Ishte një ndeshje karakteri. E merituam fitoren. Skuka shpenzoi shumë energji në repartin ofensiv. Është një lojtar që lëviz shumë. Me Skukën e pashë mënyrën se si doli dhe e kuptoj mirë. Është djalë i ri. Është me sedër dhe donte me patjetër të shënonte. Duhet ta kuptojë që është shumë i rëndësishëm për Partizanin, por duhet të punojë më shumë në aspektin difensiv që të shkojë shumë më lart se Partizani“.

Shehi (Tirana): “Patjetër që dueht të shkojmë te zona. Në disa momente gabuam. Objektivi jonë është të nxjerrim Seferin golashënues. Ky ishte objektivi edhe sot. Duam që Taulanti të dali sa më shumë para ported he të shënojë sa më shumë. Është për t’u përgëzuar skuadra. Duke qenë serioze dhe duke respektuar veten e tyre në radhë të parë, meriton komplimenta. Rinovimi? Nuk na ndajnë shumë gjëra. Janë disa detaje, që kurrsesi nuk janë lekët në mes. Një nga detajet është që ekipi të rrijë kështu si është dhe të përforcohet. Edhe detaje të tjera që nuk lidhen me mua direkt, por me stafin. Më vjen mirë që skuadra nuk po ndikohet dhe po luan. Sot e kemi merituar, kemi qenë dominantë. Kundërshtari nuk na ka rrezikuar. Madje mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online