Diego Simeone ka përgëzuar Barcelonën për fitimin e titullit kampion. Trajneri i Atletikos së Madridit ka folur për mediat në konferencë për shtyp, ku ka deklaruar se katalanasit janë ekipi më i mirë në botë. Ai tregoi se e pa ndeshjen e djeshme kundër Realit të Madridit dhe se mendimi që i kaloi në mendje ishte fakti se arritën ta eleminonin Barcelonën dy herë përgjatë këtij sezoni.
“Barça fitoi La Ligën? E kemi thënë gjatë gjithë sezonit, ata janë ekipi më i mirë në botë. E kanë merituar tërësisht. Dje po e shihja ndeshjen dhe e vetmja gjë që e thoja vazhdimisht ishte: ‘E kemi eleminuar këtë ekip dy heë… o Zot’!”, ka deklaruar Diego Simeone./Sport Ekspres/