E Para në fushë: Tirana në Cërrik, sfida më e fortë në Lezhë

Luhen sot shumica e ndeshjeve për javën e 14-të në Kategorinë e Parë, me Korabi-Kastrioti që është spastruar për të hënën.

Sytë sot janë natyrisht në ndeshjet e skuadrave kryesuese. Turbina do të mundohet të ndalë vrullin e Tiranës, ashtu si shpreson edhe Bylisi, që vetë e ka me te lehtë në letër, sepse pret Tomorin.

Në grupin tjetër, në pritje të Kastriotit, sytë janë në Lezhë, ku Besëlidhja pret Egnatian ambicioze, që është përforcuar sërish këtë janar.

Moti i keq po vështirëson zhvillimin e disa ndeshjeve, duke nisur nga ajo në Pukë, mes Tërbunit e Erzenit.

Kategoria e Parë – Java 14, ora 14:00

Grupi A

Tërbuni-Erzeni         1-2 (E NDËRPRERË)

Shënues: Beci 7′ / Dakavelli 11′, Xhemalaj 16′

Besa-Burreli                  0-1

Shënues: Beçka 11′

Besëlidhja-Egnatia        1-0

Shënues: Bajiç 39′

Dinamo-Vllaznia B        2-0

Shënues: Muça 3′, Lika 75′

Grupi B

Turbina-Tirana             1-2

Shënues: Roshi 7′ / Muçi 14′, Ngo 65′

Bylis-Tomori                 1-0

Shënues: Granado 85′

Shkumbini-Apolonia     2-0

Shënues: Brajt Frajdej 67′, Mezini 90′

Naftëtari-Shënkolli       5-2

Shënues: Pepa 29′, 48′, Koroveshi 46′, Vodo 55′, Allkanjari 69′ / Danaj 7′, Mirdita 52′

Pogradeci-Iliria           0-1

Shënues: Xhabrahimi 65′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *