E papritur/ U turpërua me Luftëtarin, trajneri Kostiç i besohet drejtimi në elitën e Belgjikës

Një aventurë tërësisht zhgënjyese do të kishte te Luftëtari, tekniku Milos Kostiç. I ardhur me shumë bujë te bluzinjtë, të gjithë prisnin suksese në drejtimin e tij. Por nuk ndodhi kështu, përkundrazi. Vetëm një takim do të fitonte me Luftëtarin ky trajner, atë ndaj Vorës në Kupë. Një turpërim i madh në “Europa League” ndaj Ventspils, për ta vazhduar edhe me nisjen e tmerrshme të Superiores.

Në katër ndeshje të zhvilluara, u morën po aq humbje. Duke parë situatën dhe dorëzimin e Kostiç, drejtuesit e klubit zgjodhën largimin e tij. Por nuk kalon shumë kohë dhe disi e papritur, por këtij tekniku i besohet një përgjegjësi e madhe. Së fundmi është zyrtarizuar si trajneri i St Truiden që luan në elitën e futbollit të Belgjikës. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online