Një vendim i papritur ka ardhur nga Italia. Komiteti Olipik Kombëtar i Italisë i ka dhënë të drejtë Napolit dhe ndeshja mes tyre dhe bardhezinjve do të luhet. Napoletanët nuk u shfaqën në Torio për t’u përballur me Juventusin për shkak se nuk lejoheshin nga autoritetet lokale. Një situatë kjo që solli një fitore 3-0 në tavolinë për “Zonjën e Vjetër” dhe një penalitet me një pikë për të kaltrit.
Por gjërat kanë ndryshuar tërësisht sa i përket kësaj çështjeje. KONI ka vendosur që kjo sfidë e rëndësishme për Serie do ta marrë verdiktin përfundimtar në fushën e lojës. Do të jenë 90 minuta lojë ato që do të thonë fjalën e fundit dhe do të vendosin përfundimisht fituesin e kësaj përballjeje. Ndërkohë, në kampin e Juventusit nuk kanë zgjedhur indiferencën, teksa ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me këtë vendim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/