Një lëvizje e papritur vjen nga Egnatia. Menjëherë pas humbjes së pësuar ndaj Kukësit, ekipi vendosi të ndërpresi bashkëpunimin me Maganin. Një lëvizje kjo që tregon se drejtuesit nuk e pranojnë luhatjen mes vendeve të fundit dhe kërkojnë shumë më tepër në këtë sezon.
KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin .
Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit Magani.