Një vendim i papritur është marrë nga trajneri Ronald Koeman. Barcelona luan ndeshjen e radhës në Champions League kundër Dinamos së Kievit dhe ka publikuar listën e lojtarëve që kreu i pankinës katalanase do të marrë me vete në Ukrainë. E në këtë listë mungon emri i atij që më pak pritej, Lionel Mesit.
Ylli argjentinas nuk do të jetë pjesë e ndeshjes në Champions League, ndërsa Koeman ka shpjeguar se është thjesht çështje pushimi. Në një kalendar të ngjeshur si ky i këtij sezoni, trajneri holandez ka vendosur t’i japë pak frymëmarrje 6 herë fituesit të lartë, duke parë edhe nivelin e kundërshtarit që do të ketë përballë. Gjithashtu në Barcelonë është lënë edhe mesfushori Frenki De Jong./Halit Delibashi-Sport Ekspres/