Nga Klaudio Ndreca
Një vendim tërësisht i papritur ka ardhur nga Gjermania sa i përket futbollistit Andres Shcurrle. Sulmuesi i njohur do të shkëpuste marrëdhënien e bashkëpunimit me Dortmundin, ndërsa më herët ka luajtur për ekipe të tjera të njohura në Angli si Chelsea dhe Fulham.
Nuk vonoi shumë derisa vjen edhe njoftimi zyrtar për lënien e futbollit. Mbërritja në këtë përfundim ka shkaktuar jo pak habi për tifozët pasi flasim vetëm për një 29-vjeçar. Shcurrle kishte ende për t’i dhuruar futbollit, por zgjodhi që të var këpucët në gozhdë. Kulmi i karrierës së këtij lojtari është padyshim shpallja e Gjermanisë si kampione e botës në vitin 2014. /Sport Ekspres/