E papritur/ 60 minuta para se të mbyllet merkato, Jamir Hyka bëhet shok skuadre me Sabjen Lilaj

Një zhvillim i ri vjen nga Izraeli, ndërsa mbetemi 1 orë përpara përfundimit të merkatos së dimrit. Zhvillimet me transferimet e lojtarëve përfundojnë në këtë vend në orën 19:00. Por mediat izraelite shkruajnë se Hyka ka firmosur me ekipin e ri.

Bëhet fjalë për Nes Tziona, që ndodhet në vendin e fundit të kampionatit elitar në Izrael. Një skuadër e njohur kjo për tifozët shqiptarë, pasi atje kanë parë edhe mesfushorin Sabjen Lilaj. Ky i fundit ndodhet pjesë e rëndësishme e Nes Tziona dhe gjithmonë aktivizohet si titullar, por pa mundur të ndryshojë fatin e takimit. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet në minutat në vazhdim, por Jahmir Hyka e ka lënë përfundimisht Makabi Netanjan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online