“E pamundur të vendoset në tavolinë”! Çfarë do ndodhë me Superioren? E shpjegon Shulku

Sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka folur sa i përket vazhdimit të kampionatit në futbollin tonë, duke përfshirë këtu Superioren, por edhe për ligat më të ulëta. Një debat dhe polemika të mëdha ka në gjithë Europën, sa i përket formulës për vazhdimin e kampionatit.

Italia që po përjeton edhe gjendjen më të rëndë të Koronavirusit, shprehet se mendohet seriozisht mbyllja e menjëhershme e kampionatit. Ndërkohë në vende të tjera po e kalojnë më lehtë, si në Bjellorusi, ku vazhdon jeta normale dhe kampionati me tifozë, pavarësisht pandemisë që ka mbërthyer Europën.

Në një intervistë për “Abc Neës”, Shulku tregon se kampionati në tavolinë nuk po mendohet, ndërsa pritet që ndeshjet të luhen të gjitha.

“Ne i kemi gati modulet për rifillimin e kampionatit, pasi kemi disa opsione. Përfundimtari do të jepet kur të fillojë kampionati, pasi në atë moment do të llogaritet edhe koha që do të kemi në dispozicion. Në varësi të kohës kemi modulet, që do t’i përshtatim në momentin që do të dalë data e fillimit të aktiviteteve sportive.

Në situatën ku ndodhemi mendoj se do të jetë një vendimmarrje kolegjiale. Pa diskutim që ne do t’i pyesim edhe klubet. Në momentin që do vendoset do ua japim 2-3 alternativa. pasi të marrim mendimet e tyre, atëherë do të vendoset kalendari më i mirë i mundshëm, që t’u përshtatet klubeve së pari, t’i përshtatet kompeticionit, në mënyrë që të mbarojë kampionati në kohë.

Nuk mendoj se rifillimi i kampionatit do të ndodhë sot për nesër. Klubeve do t’u lihen disa ditë në dispozicion, që të stërviten në mënyrë të organizuar të gjithë bashkë. Dihet që është një sport kolektiv dhe jo një sport individual. Klubet dhe lojtarët, me sa jam informuar, po punojnë me plane të përcaktuar mirë nga stafet teknike.

Nuk është menduar për mbylljen e garës tani. Nuk mendojmë se kjo situatë do vazhdojë pafundësisht. Shpresojmë që kjo situatë të normalizohet dhe të rikthehemi sa më shpejt në jetën normale. Kam dëgjuar edhe opsione të tjera, por më duket më i pamunduri që kampionati të jepet në tavolinë dhe të ndërpriten tani. Shpresojmë që kampionatet të fillojnë shumë shpejt”, ka thënë Shulku. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online