E pakuptueshme/ Zbulohet nga mediat, Durmishaj e kërkoi vetë largimin nga Greqia

Fiorin Durmishaj ishte sulmuesi i shumëpërfolur që bëri zgjedhjen e tij në rangun e Kombëtares, duke lënë Shqipërinë për t’iu bashkuar Greqisë. Ende nuk ka luajtur në një ndeshje zyrtare me këtë të fundit, ndërsa në takimet ndaj Finlandës dhe Luksemburgut nuk është grumbulluar nga helenët.

Gjithsesi, lojtari që u mor me bujë të madhe nga Olimpiakosi, do të largohej në huazim pasi nuk kishte hapësira. Menjëherë ishte Arisi i Migjen Bashës që u interesua për të marrë shërbimet e sulmuesit shqiptar.

Të gjithë menduan se lëvizja do të kryhej, derisa Durmishaj kërkon të largohet nga Greqia, për të luajtur futboll diku tjetër për të mbyllur huazimin. Mund të quhet e pakuptueshme pasi Durmishaj sakrifikoi aq shumë për këtë vend dhe e njeh më së miri futbollin grek, teksa me Panionosion do të tundte gjithmonë rrjetat e kundërshtarëve dhe do e kishte më të lehtë përshtatjen për rikthimin te Olimpiakosi. Sulmuesi në fjalë zgjodhi të shkonte te Waasland Beveren që ndodhet në vendin e fundit në Belgjikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *