E padëgjuar në futboll/ Nuk ka rënie dhe zbritje nga kategoria për 6 sezone, e gjitha për të ndihmuar… Ligën e Dytë

Kriza e shkaktuar nga Koronavirusi ka bërë që shumë Federata të gjejnë zgjidhje të ndryshme për kampionatet. Nga kampioni në tavolinë në Belgjikë apo një sezon pa fitues në Holandë, në Meksikë kanë një tjetër ide. Për t’i shpëtuar krizës, Federata meksikane ka vendosur zyrtarisht që deri në sezonin 2025/2026 të mos ketë rënie dhe ngjitje nga kategoria.

Kanë qenë të 18 klubet pjesëmarrëse në ligën elitare që kanë votuar në mënyrë unanime për një vendim të tillë, që do i japë atyre mundësinë të qendrojnë në Liga MX për plot 6 sezone. Një ide revolucionare si asnjëherë më parë, e cila u propozua para disa kohësh, por tashmë ka marrë edhe formën zyrtare. E gjitha kjo është bërë për të shpëtuar ekipet e ligës së dytë nga falimentimi, teska për ta është siguruar një fond i veçantë prej 60 milionë pesos, ndërsa çdo vit secili klub do të marrë edhe nga 20 milionë pesos të tjera. Ky fond solidariteti do të sigurohet prej klubeve që renditen në 3 vendet e fundit në Liga MX./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online