E pabesueshme/ Në karantinë prej Ruganit, zbulohet shifra e frikshme e të izoluarve te Juventusi

Daniele Rugani është i pari futbollist i Serie A i infektuar nga virusi që ka kapluar Italinë dhe po përhapet në të gjithë botën. Klubi italian mori menjëherë masat e karantinimit pas përgjigjes pozitive të analizave të mbrojtësit bardhezi, ndërsa bëhet tashmë i ditur edhe numri i personave që kanë përfunduar në izolim për shkak të prekses së Ruganit nga Koronavirusi.

Sipas asaj që raportohet janë plot 121 persona që në mënyrë vullnetare kanë respektuar masën e karantinimit ditën e sotme. Këtu përfshihen lojtarët, personeli, menaxherët dhe çdo person tjetër që ka pasur kontakte apo ka ndarë të njëjtin ambient me mbrojtësin bardhezi. Një shifër kjo goxha e lartë, duke marrë parasysh që vjen nga një person i vetëm. Kjo tregon qartësisht edhe arsyen e përhapjes së vrullshme të Covid-19 dhe se përse masat e nxjerra autoritetet e shëndetit publik janë me rëndësi që të ndiqen përpikmërisht./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online