E pabesueshme! Lojtari në Greqi e çon në spital Enis Cokajn dhe arbitri e quan normalitet, futbollisti i Shqipërisë tregohet “luan” (VIDEO)

Enis Cokaj po vazhdon që të marrë më shumë minuta te Panathinaikos. Mesfushori i Shqipërisë është aktivizuar në minutën e 72 të takimit kundër AEK në ndeshjen e cila përfundoi në barazimin pa gola.

Në minutën e 82 Cokaj pësoi një ndërhyrje horror. Ai u godit në kokë nga mbrojtësi i AEK, Domagoi Vida, ndërsa më pas u rrëzua keq në tokë, duke përplasur fytyrën. Si për habi të të gjithëve, për arbitrin ishte gjithçka normale dhe Vida nuk u ndëshkua me një tjetër karton të verdhë, që do të rezultonte i dytë dhe përjashtim nga loja pasi ishte ndëshkuar me një të verdhë në minutën e 71.

Ndërkohë Cokaj është treguar “luan” i vërtetë. Pavarësisht asaj goditje të rëndë dhe dramatike që pësoi, nuk kaluan shumë sekonda për t’u ngritur në këmbë dhë për të vazhduar ndeshjen deri në vërshëllimën e arbitrit. Më pas Cokaj shkoi për ta kaluar natën në spital pas traumës së marrë, megjithëse për arbitrin ishte gjithçka…brenda rregullave. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *