E pabesueshme duket ajo që i ka ndodhur Kristiano Ronaldos. Ylli i Juventusit nuk do të luajë kundër Kroacisë në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Edhe pse fiziku i tij dhe përgatitja fizike i takojnë një nivelei tjetër, mjafton vetëm një thumb për të ndalur një kampion si Ronaldo.
Sulmuesi bardhezi ka humbur Kombëtaren e Portugalisë për ndeshjen kundër kroatëve dhe shkak për këtë është bërë… një bletë. Mediat e huaja raportojnë se një thumbi i një blete ka sjellë infektimin e gishtit të madh të këmbës, duke e bërë të pamundur që të zbresë në fushë me fanellën e kombëtares. Madje ende nuk mund të përcaktohet se kur do të rekuperohet nga ky problem./Halit Delibashi-Sport Ekspres/