E pabesueshme/ Iker Casillias i tregon të gjithë botës që është gay, befason edhe Carles Puyol: Koha t’u tregojmë historinë tonë njerëzve

Një njoftim i pabesueshëm ka ardhur së fundmi nga Spanja. Portieri legjendar i Real Madridit, Iker Casillas, ka bërë të ditur në Twitter se është “gay”. “Shpresoj të më respektoni. Unë jam homoseksual”, ka shkruar shkurt Casillas.

Jo shumë kohë më vonë, përgjigja për postimin e tij në Twitter erdhi nga një tjetër futbollist legjendar spanjoll, Carles Puyol. “Është koha t’u tregojmë atyre historinë tonë, Iker,” shkroi Puyol me një puthje dhe me zemër të kuqe. Nuk dihet se cilat kanë qenë arsyet e publikimit dhe nëse Iker e ka publikuar vërtet apo profili i tij është hakuar. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *