Xhuliano Skuka nuk po arrin ende që të bind te Metz në Francë. Madje historia po përkeqësohet në Francë, teksa sulmuesi nuk po ftohet më në skuadër prej dy ndeshjesh. Gazetari francez, Angelo Salemi, raporton se Skuka do të jetë në ekipin e dytë të Metz.
Këta të fundit do të luajnë në ditën e sotme kundër Sainte-Genevieve. Ky është kampionati i nivelit të katërt të futbollit në Francë, ndërsa në stadiumin ku pritet që Skuka të luajë sot me rezervat e Metz, kapaciteti maksimal është vetëm…300 tifozë. /Sport Ekspres/
Xhuliano Skuka va évoluer avec l’équipe réserve du #FCMetz, demain face à Sainte-Geneviève en National 2
— Angelo Salemi (@AngeloSalemi) April 21, 2023